Cili: Opozita ta shprehe qendrimin ne Kuvend

18/01/2010 21:40

Analisti i njohur i shtypit shqiptar, Henri Cili e ka cilesuar si te gabuar vendimin e opozites per te qendruar jashte Parlamentit.

Duke folur ne emisionin “Shqip” ne Top Channel, Cili eshte shprehur se opozita duhet t’i shprehe qendrimet e saj ne sallen e Kuvendit.

“Po te shohesh menyren se si PS ka hartuar qendrimin e saj, ajo eshte mjafte mire e pergatitur, por nuk behet ne Parlament, ku sot u diskutua per nje ngjarje te jashtezakonshme”, ka pohuar Cili.

Sipas tij, vetem me mazhorancen seancat parlamentare kane deshtuar dhe per te shmangur nje gje te tille ne te ardhmen eshte e domosdoshme prania e opozites.

“Eshte per te ardhur keq qe disa seanca perfundojne ne propagande, apo sharje per opoziten dhe menyra me e mire per ta shmangur kete eshte qe opozita te paraqese qendrimin e saj ne Parlament. Do te ishte shume e rendesishme qe opozita te ishte ne Parlament ne seancen e sotme”, ka shtuar Cili.

Top Channel