Serena Williams fiton Australian Open

30/01/2010 12:15

Serena Williams ka arritur te kurorezohet per te pesten here fituese e turneut Australian Open, duke mundur ne finale Justine Henin.

28-vjecarja amerikane fitoi 6-4, 3-6 dhe 6-2 ndeshjen qe zgjati dy ore e shtate minuta.

Williams ka fituar keshtu 12 tituj Grand Slam, duke arritur Billie Jean King ne listen e me te mireve te te gjitha koherave.

Pavaresisht se jane takuar 13 here me pare, kjo ishte e para here qe Williams dhe Henin ndeshen ne nje finale.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel