“U largova për t’i shpëtuar persekutimit”, Flavio Bolsonaro zbulon se si u arratis nga Brazili pas humbjes në zgjedhje, tregon edhe bisedën me të atin
Operacioni i perbashket i trupave te NATO-s dhe atyre afgane po ecen me sukses duke spostuar talebanet nga fortesat e tyre ne provincen e Helmandit.
Ne diten e trete te operacionit te koduar me emrin “Moshtarak”, oficeret e ushtrise afgane deklarojne se zonat perreth Marxhahut dhe Nad Aliut jane pastruar nga rebelet.
Gjithesesi, trupat amerikane ne Marxhah jane detyruar te ngadalesojne ofensiven per shkak te snajperave dhe bombave artizanale.
Operacioni ne fjale synon kthimin e zonave ne fjale nen kontrollin e qeverise afgane. Gjithesesi, ai nuk ka qene shume preciz, pasi diten e djele ne nje sulm me raketa te trupave te koalicionit mbeten te vrare 12 civile.
Komandanti i trupave te NATO-s, gjenerali Stanley McChrystal shprehu keqardhjen e tij te thelle per humbjen e jeteve ne radhet e civileve.
Top Channel