Pakt per restaurimin e monumenteve islamike

16/02/2010 14:15

Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve ka nenshkruar nje marreveshje per projektimin dhe restaurimin e monumenteve te kultures islamike, me Kryesine e Administrates Turke per Zhvillim dhe Bashkepunim, dhe Komunitetit Mysliman te Republikes Shqiptare.

Projekti do te financohet nga Kryesia e Administrates turke. MTKRS do te ndihmoje me kapacitete teknike dhe administrative.

Sipas kesaj Ministrie, kjo marreveshje behet me qellimin, qe trashegimia kulturore te vendoset ne funksion te turizmit. Gjate shkrimit te marreveshjes, ku ishte i pranishem ambasadori turk Hasan Asan, kryetari i Komunitetit mysliman Selim Muca, Ministri Xhaferri beri te ditur, se ne buxhetin e 2010-es, 1 milion dollare jane vene ne dispozicion per subvencionin e objekteve te kultit.

Top Channel