Shqiperia “nxeh” fqinjet

20/02/2010 20:25

Nenshkrimi i nje memorandumi mirekuptimi mes Shqiperise dhe Turqise me 10 dhjetor te vitit te kaluar nuk eshte permendur publikisht, por qe u jep mundesi Tiranes dhe Ankarase te perfaqesohen ne vendet ku mungojne selite diplomatike respektive.

Ne nje prej shkrimeve te saj, revista “Mapo” hedh drite se cfare eshte dokumenti i firmosur nga zevendesministrja e Jashtme, Edit Harxhi.

I shpjeguar me thjesht, memorandumi do te thote se ne vendet ku Shqiperia nuk ka ambasade, por ka marredhenie diplomatike te kete asistencen turke, per te permbushur misionin diplomatik, madje atje ku eshte e mundur fizikisht te hape nje zyre te sajen ne oborrin e ambasades turke.

Dokumenti nuk eshte me shume se nje flete formati dhe i bashkangjitet marreveshjes se nenshkruar ne Ankara me 12 shkurt te 1998 nga ish- ministri i Jashtem, Paskal Milo.

Pavaresisht nenshkrimit dhe tashme hyrjes ne fuqi ngrihen shume pikepyetje per dokumentin; se pari se pavaresisht fjales bilaterale te perdorur, Shqiperia nuk ka cfare te ofroje pasi Turqia – sic shkruan MAPO – ka seli diplomatike ne te gjithe boten.

Se dyti, mund te krijoje dhe hatermbetje te fqinjet, psh Italia dhe Greqia.

Se treti pavaresisht permiresimit te marredhenieve Athine-Ankara, Greqia mbetet jo pak e lenduar nga kjo preference.

Se katerti meqenese Shqiperia ndjen me te afert aleatin e saj strategjik SHBA, nje dokument te tille mirekuptimi duhet ta dergonte edhe ne Uashington.

Se pesti, sic shkruan revista, ne praktike diplomatike ne keto raste duhet te zgjidhet nje partner qe nuk ngjall xhelozine e askujt.

“MAPO” e lidh firmosjen e memorandumit te mirekuptimit me lidhjen specifike qe zevendesministrja e Jashtme ka me Turqine: Bashkeshorti i saj eshte shtetas turk, studimet qe ka perfunduar ne Ankara dhe me pervojen diplomatike ne ambasaden shqiptare ne kryeqytetin turk.

Top Channel