Tirane, cdo dite 150 te mitur kerkojne lemoshe

23/02/2010 15:35

Mbi 150 femije lypin cdo dite ne rruget e kryeqytetit dhe nje pjese e madhe e tyre perballen me mungesa te medha ne ushqim apo te nje vendi per te fjetur.

Kjo menyre jetese rrit edhe vdekshmerine foshnjore ne kete grupim. Ne raportin rajonal te publikuar nga “Terre Des Home” dhe partneret e saj, thuhet se nje pjese e madhe e femijeve nuk identifikohen nga stukturat shteterore, cka ben qe ata te mos marrin kujdesin e duhur.

Sipas ketij raporti shteti shqiptar ende nuk ka mundur te respektoje te gjitha te drejtat e femijeve qe jane viktima te trafikimit.

Nje tjeter problem i konstatuar  eshte mbulesa e mjeteve por edhe e eksperiences se strukturave te sherbimit social per te realizuar mbrojtjen e femijeve te trafikuar, te cilet vazhdojne te keqtrajtohen ne forma te ndryshme.

 

Top Channel