E gjithe Greqia eshte sot ne nje greve kombetare kunder reformave te qeverise per uljen e shpenzimeve. Sektori publik dhe privat ndalojne punen ndersa sindikatat organizojne protesta te medha ne Athine dhe Selanik.

Eshte greva e dyte brenda 15 ditesh e cila shpreh zemerimin ndaj masave te rrepta fiskale qe percakton Brukseli per daljen e vendit nga kriza,prandaj dhe mesazhi qe cojne sindikatat greke ndaj qeverise Papandreu eshte qe -krizen te mos e paguajne ato, por ata qe e shkaktuan.

Ne vend eshte paralizaur transporti publik, ajror, sektori i administrates publike, spitalet punojne me personel sigurimi, bankat jane te mbyllura, organizmat e financave po ashtu, shkollat, universitetet, mediat televizive nuk transmetojne asnje lajm, ndersa neser nuk do te botohen gazetat e perditshme.

Qeveria e z.Papandreu eshte zotuar te ule me 4% borxhin shteteror brenda nje viti nepermjet nje sere masash ,por duket se ato jane te pamjaftueshme dhe ndaj pritet qe ne ditet ne vazhdim qeveria te shpalle rritjen e TVSH me dy pike,te vendose takse shtese ne karburante, te shkurtoje akoma me te shume rrogat dhe  shtesat e pages ne sektorin shteteror. Gjithashtu pergatiten reforma per rritjen e moshes mesatare te pensionit deri ne dy vjet me teper.

Sindikatat greke te punetoreve te sektorit publik dhe atij privat si dhe militantet e Partise Komuniste, te cilet protestuan ne mitingje te vecanta ne Athine dhe Selanik, kane deklaruar se nuk do te pranojne asnje mase qe do te shfuqizoje te drejtat e tyre  ne sektorin ekonomik ,ne ate punesimit  dhe te sigurimeve shoqerore dhe do te sjelle nje rritje akoma me te madhe te papunesise dhe te varferise ne vend.  

Top Channel