Shkoder, vrasjet pa autor

16/03/2010 16:45

Ende nuk ka nje autor dhe nje piste per vrasjen e biznesmenit Astrit Meshnuni ne Shkoder. Nderkohe qe 25 tre shoqeruarit e nje dite pas vrasjes tashme jane lene te lire.

Policia ka ne dore vetem provat ne vendin e ngjarjes por jo autoret. Por nuk eshte kjo e vetmja ngjarje qe nuk eshte zbardhur ende.

Ditet e fundit nje avokat i njohur ne kete qytet u paralajmerua me nje shperthim tritoli ne deren e shtepise se tij. Edhe per kete ngjarje policia nuk ka ende asnje piste dhe asnje autor te ndaluar. E ndersa jane zbardhur shpejt, vrasjet per shkaqe ordinere, nga grindje te momentit, ngelen pa autor prej kohesh shume ngjarje dhe vrasje te tjera ku ne qender jane personazhe te njohur te qytetit apo te botes se biznesit.

Vrasja e ish-kryetarit te Partise Demokristiane ne Malesine e Madhe, Aleks Keka ka mbetur pa autor dhe pa nje piste konkrete. Aleks Keka u vra ne qershor te vitit te kaluar, pak para zgjedhjeve me nje shperthim eksplozivi C4 te vendosur ne automjetin e tij.

Ne nje veshtrim hedhur vrasje te ndodhura nder vite ne qarkun e Shkoders bie ne ne sy fakti se nga viti 2001 ky numri i vrasjeve ishte 47 ka nje renie deri ne 10 raste per vitin 2008 por ne 2009 numri i vrasjeve dyfishohet dhe shkon 20, ndersa vetem ne kete periudhe te pare te vitit 2010 jane kryer 7 ngjarje.

Jane shenuar dy vrasje, kater te plagosur me arme zjarri dhe nje vendosje eksplozivi, ku vetem nje ngjarje ajo e vrasjes se biznesmenit ka ngelur pa zbuluar.

Shqetesuese per policine e Shkodres eshte fakti se aktualisht ne shkalle Qarku jane te shpallur ne kerkim gjithsejt 227 persona. Nga te cilet 79 jane persona me rrezikshmeri te larte shoqerore te shpallur per krimin e vrasjes, 13 prej tyre te larguar nga burgu. Gjithashtu vlen te theksohet fakti se gjate dy viteve te fundit jane zbuluar gjithsej 21 ngjarje te vjetra, ku eshte bere dokumentimi ligjor e goditja e autoreve ne 15 prej tyre, pavaresisht nga kjo duket se policia ne Shkoder ka nje beteje  te forte me krimin.

Top Channel