
Duke folur në Bundestag, Merkel ka theksuar se rregullat aktuale të BE-së nuk janë të forta aq sa duhet për t’u përballur me një krizë si ajo e Greqisë.
Megjithatë, kancelarja ka nënvizuar se përjashtimi i një anëtari nga grupi i 16 vendeve që përbëjnë eurozonën duhet të jetë opsioni i fundit.
Gjermania, që shihet si forca që udhëheq sistemin e euros, ngurron në dhënien e ndihmës që i nevojitet Greqisë për të dalë nga vështirësitë ekonomike, të shkaktuara nga rritja e deficitit buxhetor.
Deficiti buxhetor i vendit helen, i cili është katër herë më i lartë se niveli i parashikuar nga rregullat e BE-së, ka shkaktuar frikën se mund të prekë edhe vende të tjera të eurozonës.
