Berisha: Opozita të mos përdorë kërcënimet

18/03/2010 21:20

Kryeministri Sali Berisha kerkoi nga opozita që të mos përdorë foltoren e parlamentit për kërcënime, ndërsa pikërisht në seancë kujtoi vitin e trishtë për shqiptarët 1997.

“Në atë vit unë ua dhashë juve pushtetin për shkak se shqiptarët menduan se vërtetë qeveria kishte prekur paratë e tyre nëpër piramida. Po sot? Pikërisht sot unë jam sërish këtu, pasi shqiptarët e kuptuan që ne nuk kishim marrë paratë e tyre”, u shpreh Berisha.

Kryeministri reagoi ashper pas fjalimit të ish-kryeministrit Bashkim Fino, qe drejtonte qeverine ne kohen kur ai ishte president.

Nga ana e tij Fino theksoi se ne fjalimin e tij nuk kishte as gjuhe urrejte, as fanatizmi, ndersa kujtoi se ne ato vite te veshtira per Shqiperine ishte pikerisht Berisha, personi të cilit po i lëkundej toka nën këmbë për shkak të drejtimit të keq të vendit.

“Unë të kam mbrojtur nga ministrat e tu dhe sot flas me gjuhën e pajtimit kombëtar”, u shpreh Fino.

Top Channel