Netanyahu: Gati masat për paqe me palestinezët

19/03/2010 03:20

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka propozuar një sërë masash për të përmirësuar klimën në marrëdhëniet mes Izraelit dhe palestinezëve.

Lajmi njoftohet prej mediave izraelite sipas të cilave propozimi ka ardhur në një bisedë telefonike mes sekretares amerikane të shtetit, Hillari Klinton dhe kryeministrit Netanyahu.

Gjithashtu të njëjtat burime kanë sqaruar edhe qëndrimin e Izraelit pas polemikave në marrëdhëniet mes Tel Avivit dhe Uashingtonit në lidhje me ndërtimin e vendbanimeve të reja izraelite në Jeruzalemin Lindor.

Top Channel