James Brown, trupi zhduket në mënyrë misterioze

19/03/2010 15:50

Amulli dhe panik për familjarët e këngetarit James Brown që ndërroi jetë para 4 vjetësh në moshen 73 vjecare.

“Trupi i babait tim është zhdukur”, shprehet vajza e tij, LaRhonda Pettit ne “Daily Mail”, duke hedhur hije dyshimi për vendndodhjen e eshtrave të kengetarit, vdekja e të cilit mendohet se u shkaktua nga një pneumoni në mushkëri.

“Jam e bindur se në këtë histori ka dicka që nuk shkon. Ka mijëra të dyshuar për vdekjen e tij dhe mënyra e vetme për të zbardhur shkaqet e vërteta të vdekjes është autopsia. Nuk arrij ta kuptoj pse nuk është bërë një gjë e tillë më përpara”, shton ajo.

Në vijim vajza pranon se i ati përdorte droga të jashtëligjshme, por shtoi se ishin ilace kundër dhimbjes. LaRhonda Pettit është një prej 12 femijëvë që pas vdekjes së Brawn ka konfirmuar se është fëmija i jashtëligjshëm i këngëtarit.
 

Top Channel