Irak, Al Kaeda kërcënon partitë politike

20/03/2010 01:35

Celula e organizatës terroriste Al kaeda në Irak ka kërcënuar partitë politike vendase me sulmime ushtarake të ashpra kudo ku kanë përfaqësi në territorin irakian.

Mesazhi zanor u publikua menjëherë pas zgjedhjeve të 7 marsit. Në të lideri i Ushtrisë Islamike të Irakut, Abu Omar al Baghdad paralajmëron një “fushatë ushtarake të koordinuar duke nisur që prej kryeqytetit vendas”.

I gjithë sulmi, thuhet më tej në mesazhin kërcënues do të ndërmerret për të goditur kryeqendrën e zgjedhjeve politike demokratike në Irak.

Top Channel