Woods, ish e dashura pornostare pubikon sms-të

20/03/2010 04:20

Pas elozheve të presidentit Obama i cili e përshkruajti një “supergolfist”, faljes së bashkëshortes dhe vendimit për t’iu rikthyer sërish sportit, duket se Tiger Woods do të vazhdojë për një kohë të gjatë të persekutohet prej “fantazmave të së shkuarës”.

Kthimi në normalitet nuk duket shumë i thjeshtë për kampionin amerikan të golfit. Këtë hëre ish dashura e tij e fundit dhe ish aktorja e flimave “hard”, Veronica Siwik Daniels, e njohur me pseudonimin Joslyn James, ka vendosur publikimin e mesazheve intime që Woods i ka dërguar gjatë periudhës së lidhjes së tyre të fshehtë.

32 vjecarja në fakt ka publikuar 122 mesazhe në një adresë interneti hapur nga vetë ajo, mesazhe këto të shkembyera nga 30 korriku deri më 4 tetor të 2009-ës. Pjesa më e madhe e mesazheve janë me përmbajtje të fortë erotike, ndersa pjesa tjetër udhezime që Tiger i dergonte “dashurisë së tij të fshehtë” se si të arrinte në hotel pa u vënë re.

Vetë Siwik Daniels specifikon se në të vërtetë marrëdhënia e saj intime me Tiger ka zgjatur më shumë se 3 vjet, si dhe ka premtuar publikimin e mbi 1 mijë mesazheve të tjera ne ditët në vijim.

Top Channel