Obama: Koha për reformën në shëndetesi

20/03/2010 04:45

Presidenti amerikan Barak Obama e cilësoi si një ditë historike ditën e dielë kur edhe do të kalojë në Kongresin amerikan për miratim reforma shëndetësore.

“Koha për reformën është pikërisht tani. Ky është një moment historik në historinë e Amerikës në këtë shekull”, deklaroi Obama gjatë një fjalimi mbajtur para studentëve në Virxhinia.

Ndërkaq demokratët janë duke punuar ende për të siguruar kuorumin e nevojshëm ne Dhomën e Përfaqësuesve për të siguruar më pas mosbllokimin e reformës prej Senatit.

Top Channel