Real përkohësisht kryesues

21/03/2010 09:55

Real Madrid ka mundur 3-1 Sporting Gijòn, fitorja e 9 radhazi në Primera Division që i jep mundësinë madrilenëve të Pellegrinit të ngjiten në krye të klasifikimit.

Një pjesë e parë pa shumë spektakël, ndërkohë që pjesa e dytë fillon menjëherë më gol. Sporting Gijon surprizon pasi kalon në avantazh në minutën e 53.

Gëzimi i miqve zgjati vetëm 2 minuta pasi Van der Vaart barazoi shifrat.

Pas këtij momenti loja fli e gjitha për Realin. Vetëm 2 minuta pas barazimit, Xabi Alonso dyfishoi rezultatin.

Në fundin e ndeshjes ishte Higuain që vulos fitoren e galaktikëve të cilët përkohësisht janë 3 pikë më shumë se Barca që do të luaj të dielën me Real Saragozën.

Top Channel