Superliga, fiton Flamurtari e Vllaznia

21/03/2010 19:00

Ka qenë Flamurtari ai që ka fituar ndeshjen e polemizuar gjatë gjithë javës me Tiranën, me rezultatin 3-1.

Me Devi Mukën trajner-lojtar në fushën e lojës bardheblutë dominuan gjatë gjithë pjesës së parë të cilën e mbyllën në avantazh 1-0.

Sebino Plaku në minutën e 20-të pas një topi të Mukës zhbllokon rezultatin dhe con në avantazh në dhomat e zhveshjes kryeqytetasit.

Por cuditërisht ndryshon gjithcka në pjesën e dytë. Që në minutën e 52-të të takimit vendasit e Flamurtarit barazojnë me Veliun i cili shënon me kokë. Pas tij radhën për të shënuar  e kishte Shehaj i cili në minutën e 75-të kalon në avantazh Flamurtarin që nuk ndalet këtu. Ish-sulmuesi bardheblu Migen Memelli përfiton në fundin e takimit nga një gabim i Nallbanit e shënon golin e tretë që rezultoi goli i nokautit për Tiranën.

Pas kësaj fitoreje Flamurtari barazohet në renditje me Skëndërbeun në kuotën e 27 pikëve.

Edhe Vllaznia ka fituar në këtë javë të Superligës, ku ka mundur minimalisht 1-0 Lacin. Ka filluar e tensionuar kjo ndeshje ku shkodranëve i mohohet një 11-metërsh, por pavarësisht kësaj vendasit shënojnë golin e parë dhe të vetëm të takimit në minutën e 16-të me anë të Krajës i cili godet nga shumë pranë portës pas një goditje dënimi të ekzekutuar nga Sosja.

Ka rrezikuar në disa raste Laci, i cili në kërkim të golit të barazimit ka goditur edhe traversën, por pa prekur portën e Grimës.

Pas kësaj fitoreje Vllaznia u ngjit në kuotën e 30 pikëve në vendin e tetë.

Top Channel