Ministri i Jashtëm kosovar, Skënder Hyseni ka deklaruar gjatë vizitës së tij në Londër se Kosova është e gatshme të bashkëpunojë me Serbinë në fusha me interes të përbashkët.

Por, gjatë një fjalimi në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike, Hyseni ka theksuar se rinegocimi i statusit të Kosovës është i pamundur.

Sipas Hysenit, pavarësia e Kosovës është një realitet i njohur në rang ndërkombëtar dhe i pakthyeshëm.

“Pavarësia e Kosovës është një realitet i pranuar nga një pjesë e mirë e vendeve të botës, është një realitet i pakthyeshëm”, ka pohuar Hyseni.

Top Channel