Imami: Shqipëria nuk është kundër Serbisë në NATO

25/03/2010 14:25

Shqipëria është dakord me planin strategjik të NATO-s, për zgjerimin e saj me anëtarë të rinj.

Ministri i  Mbrojtjes Arben Imami, gjatë referimit në një konferencë për konceptin e ri të strategjisë që NATO po harton, u shpreh përpara ushtarakëve më të lartë në vend, se Shqipëria nuk do të jetë kundër as për hyrjen e Serbisë në NATO apo edhe të vendeve të tjera të rajonit.

Imami gjate kumtesës në lidhje me planin politik të kësaj strategjie, ka theksuar se Shqipëria është dakord edhe në lidhje me politikat e reja të Aleancës së Atlantikut, në lidhje me Rusine dhe vendet e Amerikës Latine.

Top Channel