Abba, rikthim në skenë?

26/03/2010 16:45

Një lajm i jashtëzakonshëm vjen për të gjithe fansat e muzikës së viteve ‘70-’80 dhe në vecanti për ata që janë rritur me tingujt e muzikës së grupit legjendar suedez Abba.

“Po, pse jo?”, i janë përgjigjur pyetjes rreth mundësisë së rikthimit, dy ish anëtaret meshkuj të grupit, Benny Andersson e Bjorn Ulvaeus, të cilët ndryshe nga e shkuara, nuk përgënjeshtrojnë mundësinë e ribashkimit. 400 milionë disqe kanë shitur në të gjithë botën autorët e hiteve “Mama mia” apo “Dancing queen”.

Shpesh herë ata janë shprehur se duan të kujtohen ashtu sic kanë qënë dhe asnje shifër nuk do t’i detyronte të rikthehen në skenë, por mesa duket janë rimenduar. “Duam që njerëzit të na kujtojnë si të rinj, të papërmbajtshëm, plot me energji dhe ambicie”, tha dy vjet më parë Bjorn Ulvaeus.

Në vitin 2000, Abba mori një propozim për të kenduar në 100 koncerte me përfitim që shkonte deri në 1 miliarde dollarë, por ata refuzuan për të mos zhgenjyer fansat. Pak ditë më parë, grupi ishte i pranishëm në “Rock and Roll Hall of Fame” ku u vendos një yll në nder të tyre.

Por gjithsesi ngelet për t’u parë cfarë mendojnë femrat, pasi Agnetha Faltskog jeton në një ishull të humbur suedez, ndërsa Anni-Frid Lyngstad u martua me një fisnik gjerman duke marrë titullin e princeshës, por tashmë është e ve dhe jeton në Zvicer.  

Top Channel