Rrëzohet buxheti i Lushnjes

31/03/2010 19:10

Nuk është miratuar buxheti i vitit 2010 për bashkinë e Lushnjes. Pas një debati në mbledhjen e këshillit bashkiak të zhvilluar ditën e sotme, ky buxhet u hodh poshtë nga ana e këshilltarëve të djadhtë, që së bashku me ata të LSI përbëjnë mazhorancën në këtë këshill.

Sipas kryetarit të grupit të këshilltarëve të djathtë, Eduart Sharka, buxheti i paraqitur në këshill ka disa parregullësi, ku me evidentja është se investimet e parashikuara janë më të larta nga të ardhurat e bashkisë.

Kryetari i bashkisë më pas, në një konferencë për shtyp ka akuzuar këshilltarët e djathtë se ky është një vendim politik.

Ai tha se ishte rënë dakort në komisionin e ekonomisë për miratimin e këtij buxheti. “Por sot, me një urdhër politik u rrëzua ky miratim”, u shpreh Sanxhaku.

Top Channel