Medvedev: Start 2 impakt global

08/04/2010 01:10

Presidenti rus, Dmitri Medvedev, me të mbërritur në Pragë, deklaroi se traktati me SHBA-në, Start 2, mbi reduktimin e armëve bërthamore ka rëndësi për të gjithë planetin.

“Do të influencojë në proçesin e çarmatimit nuklear dhe në mospasurimin e mëtejshëm të uraniumit. Pakti do të ketë gjithashtu një ndikim global”, tha Medvedev.

Sot presidenti rus, Medvedev dhe ai amerikan Barak Obama pritet t’i japin udhë marrëveshjes së re mbi reduktimin e mëtejshëm të armëve bërthamorë, i quajtur Start 2 duke hedhur firmat finale mbi paktin.

Top Channel