Gjermania në këmbët e Bajernit

08/04/2010 11:15

Gjermania, e gjitha në mbështetje të Bajernit të Mynihut, ndihet në finalen e Champions League, ku shpreson të gjejë dhe mund Interin.

Ky është reagimi pas humbjes së “ëmbël” të ditës së djeshme kundër Manchester.

“Për një finale të mundshme do të preferoja natyrisht me shume Interin sesa Barcelonën”, është shprehur Franz Beckenbauer.

Më pas ai ka shtuar: Ajo e ditës së djeshme ka qënë humbja më e bukur e historisë së Bajernit. Ndërkohë artikulli i “Bild” ka titullin: “Tani merrni kupën”.

Top Channel