Topalli ndëshkon socialistët

09/04/2010 00:35

Në fjalën e tij deputeti socialist e cilësoi kryeministrin Berisha kryehajdut kavalier dhe lëshoi në drejtim të tij dhe kabinetit qeveritar, një sërë akuzash.

“Në Shqipëri hajdutllëku është legalizuar si profesion, ndërsa kryehajduti i thotë vetes Kavalier. Sot kemi një qeveri që vjedh gjithçka. Kutitë do të hapen më 30 Prill, jo vetëm për të çmontuar sistemin mafioz të familjes, që pushtetin e do për të mbrojtur e shplarë paratë e pista të korrupsionit. Sot në Shqipëri janë të panumërta familjet që nuk sigurojnë dot jetesën, ndërsa Kavalieri i gëzon me entuziazëm shifrave të varfërisë. Në tregun e Shqipërisë së mrekullisë ekonomike janë këta, ministrat dhe drejtorët Sali Berishës, që shesin vende pune”, ishte fjala e deputetit Balla.

Disa minuta më vonë, kryetarja e Kuvendit kërkoi transkriptimin e fjalës së deputetit Balla. Pas seancës plenare, Byroja e Kuvendit vendosi përjashtimin e deputetit Taulant Balla për një periudhë 15 ditore dhe dhënien e “vërejtjes” deputetit Saimir Tahiri duke argumentuar se kanë shkeluar rregulloren me përdorimin e fjalëve fyese ndaj drejtuesit të seancës plenare.

Njoftimi i zyrës së shtypit të Kuvendit thotë se kryetarja e Kuvendit ka marrë premtimin e kryetarëve të dy grupeve të mëdha parlamentare për mbarëvajtjen e seancave në përputhje me Rregulloren Kuvendit.

Top Channel