Librazhd, aksident në garën me motorra

10/04/2010 16:25

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Librazhd. Erjon Vrioni 20 vjec nga Shijaku ka humbur jetën aksidentalisht pasi është përplasur gjatë një gare me motorra.

Sipas burimeve policore, mesohet se 20-vjecari ka qene pasagjer ne motorrin e shokut dhe gjate gares drejtuesi i motorrit ka humbur kontrollin dhe eshte perpalsur me dy motocikleta.

Keshtu trupi i te riut eshte hedhur disa metra larg gjate perplasjes dhe ka rene pa ndjenja disa metra larg nga vendi i ngjarjes. Menjehere ne vendngjarje kane shkuar sherbimet policore dhe kane derguar te riun ne spital por ai nuk ka mundur te mbijetoje pertej plageve te renda qe kishte marre ne trup.

Ne gare merrnin pjese 20 motorra dhe ngjarja ka ndodhor ne Dragostinje te Librazhdit. Gjate ketij aksidenti jane demtuar edhe dy te rinj qe ishin pjese e ketij grup,por emrat e tyre nuk dihen.

Top Channel