Vrasjet pa autor sa gjithë 2009

14/04/2010 16:45

Gjatë vitit që shkoi Policia e Shtetit shqiptar arriti të zbulojë autorët e 70 vrasjeve, nga 79 që ndodhen në total, por numri i vrasjeve të pazbuluara për vitin 2010, po i afrohet atij të një viti më parë që në muajin prill.

Të paktën tetë prej tyre janë aktualisht pa autor, edhe pse vrasjet janë kryer përpara familjarëve të viktimave. Hetimet në vrasjet e bëra në prani të një publiku mbetën intensive, por rezultatet nuk po japin emrat e autorëve të dyshuar. Ajo që mbetet si pistë në të cilën analiza policore po calon, mbetet ajo e vrasësve me pagesë, të cilët nuk lidhen absolutisht me viktimat e tyre, dhe nuk mundet qe te cojne policine drejt gjetjes se autoreve.

Por edhe pse vrasjet pa autor te ketij viti kane ndodhur te gjithe ne harkun kohor, te oreve 21:30-minuta 22:30 minuta, duket qe policia nuk eshte duke ndermarre nje strategji, per ngritjen e postblloqeve ne pikat kryesore te qyteteve perkatese, rreth kesaj ore, cka mund te sillte nje rezultat me te mire ne kapjen ne flagrance.

Policia e Shtetit ndoqi nje tjeter strategji, si pasoje e rritjes se numrit te vrasjeve ne fillim te prillit. Ajo hartoi nje plan qe me teper sherben per parandalimin e vrasjeve paparamendim. Brenda prillit policia arrestoi 52 vete te cilesuar si kontigjent kriminal, ndersa dy u shpallen ne kerkim nen akuzen e armembajtjes pa leje. 60 arme te ndryshme, mes te cilave 16 automatike dhe 29 pistoleta. Por ky operacion ne rang vendi per te ulur krimin e sidomos ate te vrasjes nuk dha efekt te menjehershem, pasi pothuajse te gjitha vrasjet e ketij viti, duke mos perllogaritur ato brenda familjes, kane qene me paramendim.

Top Channel