Kinema, kthehen “të fortët” e viteve ‘80

17/04/2010 15:00

Sylvester Stallone, Arnold Schwarzenegger, Bruce Willis. Pas rreth tre dekadash, të fortët e palestrave të Hollivudit, të cilët korrën fitime në vitet ’80, kthehen me prepotencë në ekrane me një film të ri të Stallone, “The Expendables”, që do të dalë në SHBA më 13 gusht.

Mjafton të shikosh trajlerin e filmit për të kuptuar se ka të bëjë me muskujt e atyre njerëzve, që edhe pse në moshën 55-65 vjecare, vazhdojnë të lodhen dhe të djersisin.

Përvec treshes së sipërpërmendur, në film do të interpretojnë edhe yje të tjerë të filmave aksion si Dolph Lungdren, Jason Statham, Jet Li, si dhe Mickey Rourke.

Aktori belg Jean Claude Vandamme, ikonë e filmave më arte marciale në vitet ’80, e refuzoi ftesën e Stallone për të marrë pjesë në film.

Top Channel