Kongresi, hiri pengon ardhjen e delegacioneve

18/04/2010 11:35

Hiri vullkanik ka penguar mbërritjen në Shqipëri të delegacioneve të partive socialiste europiane, për të marrë pjesë në kongresin e jashtëzakonshëm të PS-së.

Këtë e ka konfirmuar deputetja Arta Dade, e cila në fjalën e saj hapëse theksoi se socialistët po tregojnë maturi në këto ditë që po kalon vendi, ndërsa qeveria nuk ka asgjë të përbashkët me NATO dhe BE.

“Jemi në betejë për t’i dhënë fund këtij pushteti”, u shpreh Dade.

Po ashtu në fillim u zgjodh presidiumi drejtues i Kongresit si dhe u miratua kalendari i punimeve.Delegatët mbajtën një minutë heshtje edhe për viktimat e aksidentit ajror në Rusi, ku mes të tjerëve humbën jetën presidenti polak, anëtarë të qeverisë si dhe dhjetëra persona të tjerë.

Top Channel