Lushnja shkatërron Partizanin

18/04/2010 20:40

Skuadra e Lushnjës ka shkatërruar 4-0 në Roza Haxhiu, Partizanin, falë një loje mjaft të mirë të Alban Byzhytit që ishte protagonisti i triumfit me dy gola persona.

Në minutën e 10, Byzhyti i gjendur në vendin e duhur kaloi vendasit në avantazh. Kryeqytetasit përdorin kundërsulmin për të reaguar, por mbrojtja lushnjare ishte e pakalueshme. fillimi i pjesës së dytë ishte më i mirë për Partizanin, por që aksionet e tyre nuk u finalizuan asnjëherë me gol.  

Në minutën e 65 i riu Pepa, dyfishoi rezultatin dhe i japin qetësinë, skuadrës lushnjare. Atëherë kur pritej që ndeshja të përfundonte me këtë rezultat, Byzhyti, e mbyll me gol një aksion vetjak të nisur që nga mesi i fushës.

Në minutën e 2 shtesë është Pepa ai që vulosi rezultatin në 4-0 për Lushnjën që javën e ardhshme do të ndeshet me Bylisin, ndërkohë që partizani mbetet në vendin e pestë.

Top Channel