Sheshi, Berisha: Olldashi të takojë Ramën

21/04/2010 11:30

Kryeministri Sali Berisha i kërkoi sot në mbledhje të qeverisë ministrit të Transporteve Sokol Olldashi që të takojë kryebashkiakun Edi Rama për cështjen e sheshit “Skënderbej”.

Shefi i qeverisë theksoi se cështja e sheshit duhet të trajtohet në mënyrën më serioze, ndërsa njoftoi se emiri i Kuvajtit ka dyfishuar fondin për këtë projekt.

Berisha theksoi se gjatë qëndrimit në Bruksel është takuar me grupin e arkitektëve belgë, me të cilët ka ndarë shqetësimin për problemin e trafikut dhe të objekteve të planifikuara për t’u ngritur që nuk janë fare të përshtatshme për këtë pjesë të qytetit.

“Projekti i ri rrezikon të zhysë në një kaos total qarkullimin e trafikut në Tiranë. Eksperimenti i parë që bëri Rama sot krijoi një bllokim të përgjithshëm për lëvizjen e njerëzve”, u shpreh Berisha.

Top Channel