17:40 TN "Guximi i nje gruaje"
18:35 Film "Smash" R
Programi i plote
PUBLICITET
GKA, piktura klasike dhe moderne në një ekspozite
23/04/2010 18:30

GKA, piktura klasike dhe moderne në një ekspozite
Disa nga kuadrot e piktorëve më në zë të periudhës klasike dhe asaj të shekullit të XX, si Guido Reni, Annibale Carracci, apo Picasso, Andy Warhol, Morandi, Chagall etj në versionin original janë ekspozuar në dy pjesë pranë Galerisë Kombëtare të Arteve.

Ato u sollën në Tiranë në kuadër të stinës së madhe të eventeve të Ambasadës italiane, nga koleksioniti Francesco Martani. Profesori italian, i apasionuar pas pikturës, rrefen për disa nga punimet.

“Zgjodha kuadron e Jean Michel Basquit sepse e kam njohur kete njeri. Ishte amerikan me ngjyre, por donte te kishte lekure te bardhe. Kuadroja perfaqeson shperberjen. Eshte nje mbretereshe, nje trup gjysemnudo, nje individ qe po shperbehet prej intoksikimit. Vete autori vdiq nga nje overdoze. Te mendosh qe ai mund te kishte gjithcka. Ishte miku i Andy Wharol dhe rastesisht i kane vendosur kuadrot e tyre bashke. Keta dy autore bashkejetonin. Basquit prostituohej, sepse donte te jetonte ne shoqerine e te bardheve dhe ne fakt ia doli”, shprehet prof. Franceso Martani.

Guida e koleksionistit vazhdon me te tjere autore. “Morandi thote, se arti vlen nese ka nje shenje, nje ngjyre dhe nje lende. Ketu shenja dhe ngjyra jane te bardha, lenda eshte telajo, por ka nje shenje, e cila eshte innovative. Ka krijuar nje dimension te trete. Eshte pikture, por duket si skultpure. Valerio Castello eshte xhenovez i 1600-ës. Ne pak hapesire arrante vendosi nje mori figurash. Ka paraprire fotografine dhe ate qe thoshte Morandi. Permes shenjave dhe ngjyrave, qe i pergatiste vete me dhe me te bardhen e vezes, u jepte jete trupave dhe ambjenteve”, shton Martani.

Por keto kuadro qe sjellin atmosferen e shekullit XX dhe shkelqimet klasike, duket se nuk kane terhequr mjaftueshem vemendjen e GKA-së, qe deri tani nuk ka vendosur ende cicerone me orar te plote, apo fletushka informuese mbi kete koleksion te pasur, qe do te qendroje i hapur deri me daten 30 maj.

/ Top Channel











Lajmet kryesore

GKA, piktura klasike dhe moderne në një ekspozite Rama: MundĂ«si tĂ« mĂ«dha pĂ«r rajonin
“Pas luftërave janë bisedimet që do të na çojnë drejt integrimit”
Rrëzohen të gjitha dekretet e Presidentit
Operacioni anti-kanabis “Dukagjini”
Hetimet për atentatin me eksploziv
“Na qëlloi një burrë me uniformë serbe”
Fier, atentat ndaj 49-vjeçarit
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Vjedhja e Bankës, Aksioni anti-droge, Vrasja e bankierit, Vrasje, Lindja e Mesme, Siria, Arsimi
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.