17:00 "Pasdite ne Top Channel"
17:30 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
“Alienët ekzistojnë por kujdes nga ta"
25/04/2010 20:25

“Alienët ekzistojnë por kujdes nga ta"
Astrofizikanti më i njohur në botë Stefen Hoking, deklaroi në mënyrë të prerë dhe të sigurtë se Alienët ekzistojnë.

Ai thotë se ka argumenta për këtë, por shton se “njerëzimi në asnjë mënyrë nuk duhet të krijojë lidhje me ta  sepse kjo do ishte shkatërruese për planetin tone”.

Houking, i konsideruar si numri një i fizikës në botë, prezanton përmes një dokumentari televiziv që do të shfaqet në “Discovery Channel” mendimet e tij për format e jetës jashtëtokësore. Në një univers me qindra galaksi e miliarda yje është e pamundur që toka të jetë i vetmi vend ku ka jetë.

Britaniku 68 vjeçar, i cili jeton prej disa vitesh në një karrige me rrota dhe që komunikon përmes një sintetizatori vokal, njihet si një prej kozmologëve më të mëdhenj.

“Kontakti me Alienët do të ishtë shkatërrues. Ata do të shfrytëzonin tokën për burimet e saj dhe më pas do ta braktisnin”, thotë Houkins.

Shkencëtari i krahason me zbulimin e Amerikës në vitin 1492, sipas tij alienët mund të kolonizojnë planete me anijet e tyre kozmike.

“Ne përballë tyre jemi tërësisht të pambrojtur. Nëse ndeshni një Alien kujdes! Mund të ketë një virus dhe ju nuk keni asnjë antikorp për t’u mbrojtur”, këshillon Hougins.

/ Top Channel












Lajmet kryesore

“Alienët ekzistojnë por kujdes nga ta" Supervjedhja në bankën e shtetit
Punonjësit e “magazinës” së parave stok zhdukin në disa vjet 600 milionë lekë
Shtyhet votimi për ligjin e KLD-së
Drejtësia, PD thërret Arvizun
Reforma, Dule takon Venizelos
Tregtarët protestojnë para Kuvendit
Trajnimi për kontrollin e sëmundshmërisë
Më të lexuarat
Temat e ditës
Lindja e Mesme, Reforma territoriale, Ukraina, Tragjedia ajrore, Drejtësia, Kriza Financiare
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.