Greqi, emigranti i dhunuar, në koma

29/04/2010 16:15

Emigranti shqiptar Pajtim Mandri, që u dhunua barbarisht një ditë më parë, ndodhet në koma në spitalin e qytetit të Haniasë, në Kretë.

Mjeket thone se ka dëmtime të mëdha në organet e brendshme dhe se po bëhet gjithcka për ta shëruar.
 
Ata thonë se pacienti kishte një plagë hyrëse në pjesën e prapme të trupit, ndërsa është dëmtuar një pjesë e mëlcisë, membrana e mushkërisë dhe zorra e trashë. Madje ata kanë gjetur edhe një copëz plastike brenda zorrës.

Detajet pritet të jepen nga pacienti pasi të dalë nga koma, ndërkohë që dëmi në trup është shumë i madh.

Ndersa vëllai i Pajtimit, Bilbil Mandri thonë se behet fjale per nje aksident. Ai falenderon ambasadën shqiptare dhe kontributin e dhënë nga ekspertët tanë atje.

Policia e Haniasë do të japë një deklaratë në ditët në vijim kur pacienti të dalë nga gjendja e komas.

Top Channel