09:27 Serial "Nikita" R
10:30 E Diela Select
Programi i plote
PUBLICITET
Topi: Media, pushtet i katërt
03/05/2010 16:10

Topi: Media, pushtet i katërt
Kreu i Republikës së Shqipërisë, në një takim me drejtues dhe gazetarë të shtypit dhe medias, ka vlerësuar punën dhe rolin e gazetarit gjatë këtyre 20 viteve në zhvillimin e demokracisë në vend. (UPDATE)

Presidenti Bamir Topi, tha se ndodh që pushteti apo politika të ndërhyjë tek media, ndaj duhet forcuar edhe më tepër roli i gazetarit.

“Aktorët politikë duhet të ndërgjegjësohen për rëndësinë e pavarësisë së gazetarëve dhe të mediave për faktin se një shoqëri e emancipuar dhe demokratike ndërtohet vetëm duke i dhënë përparësi pavarësisë së sistemit mediatik nga politika, një pavarësi maksimale të mundshme. Realisht kjo fjalë mund të tingëllojë edhe si një estrakt i leksioneve që kurrësesi nuk dëshiroj që të konsiderohet si e tillë”, u shpreh Topi.

Ne fjalen e mbajtur para dhjetëra gazetarëve dhe analistëve presidenti ka theksuar se shtypi dhe media  janë pushteti i katërt, i cili ndikon në rritjen e demokracisë së vendit.

“E vërteta duhet të jetë kufizimi i vetëm i lirisë së medias dhe të gazetarëve si dhe pika e tyre e arritjes. Pushteti që përmendëm është atribut demokratik dhe si çdo pushtet tjetër, atij i kanosen rreziqe të natyrave të ndryshme, teprime apo mediokritete që mund t’ia shpërfytyrojnë natyrën. Tashmë ne kemi kuptuar pa ekuivok se të gjitha statuset sociale vihen në rrezik kur rrezikohet statusi i gazetarit”, u shpreh Topi.

Në ditën boterore të shtypit, presidenti Topi, ka vlerësuar dhe falenderuar edhe nje herë gazetaret per rolin qe ata kane luajtur ne zhvillimin e demokracise. / Top Channel











Lajmet kryesore

Topi: Media, pushtet i katërt Ultimatumi i BE-së për Rusinë
Një javë për të shmangur sanksionet e reja. Poroshenko: Vendi drejt rrugës pa kthim
Beteja për Amerlin, SHBA ndihma nga ajri
PD sërish jashtë Kuvendit
Braçe akuzon sërish Fullanin
Elbasani në emergjencë nga ndotja
Plazhet e ndotura nga ujërat e zeza
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Vjedhja e Bankës, Vrasje, Siria, Aksioni anti-droge, Irani
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.