SHBA, 17 të vdekur nga moti i keq

03/05/2010 17:00

Rëndohet bilanci i përmbytjeve të 48 orëve të fundit në shtetet jug-lindore të SHBA.

Të paktën 17 viktima janë regjistruar në Tenesi, Misisipi dhe Kentaki, si pasojë e tornadove që kanë përfshirë zonën dhe rrëshqitjeve të tokës.

Mijëra janë qytetarët e evakuar në Tenesi, ku numërohen 11 të vdekur, për të vazhduar më pas me 4 në Misisipi dhe dy në Kentaki.

Gjithashtu, ekziston frikë për efektet që mund të ketë batica e zezë, e cila mund të mbërrijë në zonën e deltës së Misisipit.

Top Channel