Arkivi hap ekspozitën me dorëshkrime bizantine

04/05/2010 19:55

Në Arkivin Qëndror Shteteror është celur ekspozita me dorëshkrime bizantine dhe pas bizantine që dëshmojnë historinë e kombit shqiptar.

Kryeministri Sali Berisha e ka vleresuar këtë ekspozitë shumë të rëndësishme të kujtesës së Shqipërisë. “Dokumentat që ju paraqisni sot janë një dëshmi e pavdeksisë së kombit shqiptar. Këtro dokumenta dëshmojnë se ndonëse mbi trungun e kombit ra një vijë ndarëse që ndau kishën, por kombi mbeti i pandarë dhe kjo është një dëshmi tjetër madhore e dokumentave që ne shohim sot”, theksoi Berisha.

Permes kesaj ekspozite te hapur ne ambjentet e Arkivit Sheteror, studiues, perfaqesues te trupit diplomatik por edhe njerez te thjeshte jane njohur nga afer me 44 kodiket qe tregojne tradinet por edhe historine e doreshkrimeve bizantine dhe pas bizantine.

Drejtoresha e arkivit, Nevila Nika ka treguar se ne kete ekspozite, per here te pare jane vendosur edhe dy kodiket e njohur Baratinus, Purpureus 1 dhe Buratinus Purpeus 2, pjese e regjistrit te kujteses boterore te UNECSO-s.

Top Channel