Kriza, PASOK mbështetje PS

10/05/2010 18:55

Lëvizja panhelenike socialiste, PASOK dëshiron të shprehë solidaritetin e saj me anëtarët e Partisë Socialiste të Shqipërisë, të cilët janë në grevë urie për të kërkuar transparencën dhe ndershmërinë në të gjitha zgjedhjet e ardhshme.

PASOK i bën thirrje qeverisë shqiptare të dëgjojë zërat dhe shqetësimet e opozitës dhe të veprojë në mënyrë konstruktive pa humbur më kohë.

Që në fillim të krizës politike aktuale në Shqipëri, PASOK ka mbështetur përpjekjet e PS dhe liderit të saj Edi Rama për demokraci të vërtetë, transparencë të plotë dhe mirëqeverisje.

“Këta elementë janë parakushte për progresin politik dhe social. Vetëm në këtë mënyrë ne mund të arrijmë kohezionin social dhe stabilitetin në sistemin politik”, ka deklaruar PASOK.

Top Channel