Mbyllet banka e afërt me Vuçiçin, nisin hetimet pas dyshimeve për 50 milionë euro jashtë vendit, përfshirë Moskën
Deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe ekspertë të sigurisë fajësojnë faktorin politik shqiptar në Maqedoni për shfaqjen e grupeve të armatosura shqiptare.
“Problemi i shqiptarëve të Maqedonisë nuk zgjidhet në ato mënyra. Faktorit politik shqiptar nuk i merret vesh, sepse komuniteti shqiptar atje nuk ka parti në opozitë”, ka deklaruar deputeti i AAK, Naim Maloku.
Ndërsa Rustem Mustafa, anëtar i komisionit parlamentar të sigurisë, shprehet se faktori politik shqiptar, por edhe ai maqedonas, fle gjum përsa i përket cështjeve shqiptare.
“Është shumë e kuptueshme që ky vend fle. Familjet kosovare, ato nga Shqipëria dhe ato shqiptare nga Maqedonia janë të kombinuara, kanë emocione dhe reagojnë bashkarisht”, ka pohuar Mustafa.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës thonë gjithashtu se koha e armëve ka kaluar dhe se tani të gjitha shtetet e rajonit synojnë integrimin në BE.
Top Channel