Big Brother 3, Jetmiri fiton cmimin e madh

16/05/2010 08:00

Publiku ka vendosur që fitues i këtij edicioni të Big Brother Albania është Jetmiri.

Djali nga Vlora ka triumfuar në një finale plot emocione ku nuk kanë munguar surprizat për katër finalistët. Në fund të garës ai ka konkurruar me Domenikën, e cila nuk ka mundur të fitojë, duke u renditur e dyta. Në mbremjen e djeshme, e para që doli nga shtëpia ishte Jona, e cila kishte dalë në kandidim me 3 konkurrentë të tjerë.

Më pas Arbana njoftoi se 4 finalistët e këtij edicioni ishin Klodi, Erioni, Domenika dhe Jetmiri. Surprizat për ta nuk kanë munguar, ku mund të vecohet takimi i Klodit me mamanë dhe ai i Jetmirit me prindërit. Fituesit të këtij edicioni të Big Brother Albania, iu dorëzua në studio ceku me 100 milionë lekë të vjetra.

Top Channel