Le grevën deputeti Eltar Deda

19/05/2010 09:45

Deputeti grevist Eltar Deda la cadrën e protestës së ngritur para kryeministrisë për shkak të keqësimit të gjendjes shëndetësore.

Ka shkuar në 62 numri i protestuesve që janë dërguar në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Greva e urisë është në ditën e 19-të dhe gjendja shëndetësore e protestuesve të ngujuar sa vjen edhe bëhet më e rëndë.

Një ditë më parë në spital u dërguan edhe deputetet, Olta Xhacka dhe Shegush Ligori.

Top Channel