Kakavije, kapet i kerkuari

20/05/2010 12:50

Policia e Gjirokastres arrestoi nje person te shpallur ne kerkim dhe te denuar me 20 vjet burg me akuzen e vrasjes.

Ndalimi u be mbremjen e se merkures ne sportelin e perpunimit te dokumentave ne Kakavije. Sistemi TIMS zbuloi te kerkuarin Vilson Veizi, i cili ishte pajisur me pashaporte biometrike dhe me vize greke.

Ne 21 prill 2010 Gjykata e Durresit e denoi me 20 vjet burg ne mungese.

Top Channel