Pakistan, rihapen Facebook e YouTube

26/05/2010 14:20

Ministri i Brendshem i Pakistanit, Rehman Malik ka njoftuar hapjen e Facebook dhe YouTube pak dite pas mbylljes per shkak te karikaturave te profetit Muhamed te publikuara ne keto faqe.

Malik ka zgjedhur nje tjeter blog, Twitter, per te komunikuar kete vendim qe ngelet serish i censuruar pasi do te bllokohen seksionet e akuzuara per blasfemi.

Facebook dhe YouTube u bllokuan javen e shkuar nga nje gjykate ne Lahore per shkak te nje konkursi per karikaturat e profetit Muhamed. Bllokimi i faqeve ngjalli reagimin e te rinjve, te cilet organizuan nje vale protestash ne Pakistan.  

Top Channel