Presidenti i Rumanisë, Trajan Basesku ka deklaruar sot gjatë një vizite në Shkup se vendi i tij nuk ka ndryshuar ndaj cështjes së Kosovës.

“Pozicioni ynë ndaj Kosovës mbetet i pandryshuar, nuk do ta njohim atë”, ka pohuar Basesku gjatë një takimi me homologun maqedonas Gjorgje Ivanov.

Ky i fundit nga ana e tij ka vlerësuar se Kosova e pavarur është një realitet, pranimi i të cilit është një domosdoshmëri për rajonin.

“Kosova është një realitet të cilin ne e kemi njohur dhe kemi vendosur raporte diplomatike me të. Ne përpiqemi të ndërtojmë raporte të mira me të gjithë fqinjët”, ka pohuar Ivanov.

Ndërsa përsa i përket cështjes së emrit, Basesku ka deklaruar se Bullgaria nuk mbështet as Athinën e as Shkupin, por arritjen e nje zgjidhjeje të negociuar.

Top Channel