50 cent sakrifikon 25 kg per kinemane

27/05/2010 19:10

Te kalosh nga nje fushe e artit ne tjetren, nuk eshte dhe aq e lehte, sidomos fizikisht.

50 cent, i cili e nisi karrieren si kengetar i muzikes rep, tashme i eshte perkushtuar totalisht kinemase. Ai do marre pjese ne filmin “Things Fall Apart” me rolin e nje lojtari 34 vjecar futbolli, i semure me kancer. Per kete rol atij i eshte dashur te humbase plot 25 kg.

Ne faqen e Twitter ai ka publikuar nje foto ne te cilen pothuajse nuk njihet me pasi iu nenshtrua nje diete shume te rrepte dhe ka vrapuar tre ore ne dite per 9 jave rresht.

Ketu shtohet edhe palestra e perditshme. Ne film marrin pjese edhe emra te tjere si, Ray Liotta, Lynn Whitfield, Mario Van Peebles e Steve Eastin.

Top Channel