Ajala: PS ka kërkuar zgjidhje

03/06/2010 23:10

Sekretari i Internacionales Socialiste, Luis Ajala në një intervistë eksluzive dhënë për emisonin “Top Story”, foli për kërkesat e qëndrimet e opozitës shqiptare si dhe për problemet që po has e majta në tërësi.

Për zotin Ajala, socialistët shqiptarë kanë kërkuar zgjidhje e cila sipas tij duhet të mbërrijë në bazë të një marrëveshje politike me mazhorancën.

“Partia Socialiste ka kërkuar zgjidhje. Ju e patë gjatë rikthimit në parlament më datë 25 maj, për të gjetur një zgjidhje e cila duhet të jetë demokratike”, nisi fjalën e tij zoti Ajala.

Më tej sekrerati i IS, foli rrugën e ndjekur nga Partia Socialiste për të arritur objektivat e saj. Sipas zotit Ajala, parësore për kreun e PS-së ka qënë mbarëvajtja e proçesit zgjedhor.

“Nuk e shoh një kontradiktë. Është një proçes që duhet ndjekur në një mënyrë, duhet të ndiqet në atë menyrë. Ka arsye objektive dhe subjektive që sjellin një proçes të mirë zgjedhor. Mendoj se pikëpamja e Ramës ka qënë mbarëvajtja e proçesit. Në një proçes zgjedhor korrekt është thelbësor, dhe ana e tij subjektive, dmth proçesi mos duket thjesht i mirë. Shqipëria përballet me pyetje shumë thelbësore sepse ekziston një problem i brendshëm”, shtoi sekretari i IS.

Më tej zyrtari i lartë i së majtës europiane, foli për përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës në Shqipëri. Ajala tha se e rëndësishme është identifikimi i çështjeve që duhet të zgjidhe brenda politikës shqiptare.

“Kjo është dicka që duhet të zgjidhet nga partitë politike në Shqipëri. Kemi nevojë që të identifikohen çështjet që duhet të zgjidhen këtu”, deklaroi Ajala.

Në përfundim të fjalës së tij, zoti Ajala foli për krizën e së majtës. Sipas tij e majta ka aftësi për ngritjen e një shteti të shëndoshë dhe se përpjekjet për të kaluar krizën që ka përfshirë këtë krah të politikës ndërkombëtare, janë në rrugë të mbarë.

“Unë do të thoja se të debatosh është e shëndetëshme, por ne po lëvizim, shumë parti po përfshihen në ndryshime të shumta. Kriza filloi të origjinojë nga perceptime që nuk qenë tonat. Politika nuk ndodh në mënyrë imediate, ne si e majtë kemi patur disa zgjedhje, ku disa gjëra nuk shkuan ashtu siç duhej, por ky është proçesi. Eksperiencën social-demokrate e fituam nga nordikët dhe mendoj që po kthehemi tek ata për të fituar sërish zgjedhjet. Social-demokratët kanë sjellë një shtet të shëndetshëm, jo vetëm në Europë por në të gjithë botën”, përfundoi Luis Ajala.

Top Channel