Obama, në nëntor në Indi

04/06/2010 03:10

Presidenti amerikan Barak Obama në ditët e para të muajit nëntor të këtij viti do të kryejë një vizitë zyrtare në Indi.

Lajmi u njoftua nga vetë shefi i Shtëpisë së Bardhë gjatë pritjes organizuar nga Departamenti i Shtetit me rastin e Ditës së Dialogut Strategjik SHBA-Indi.

Në ceremoni merrnin pjesë dhjetra zyrtarë të lartë dhe biznesmenë nga të dyja vendet.

Top Channel