Turqia, rishikim raporteve me Izraelin

04/06/2010 13:30

Turqia ka paralajmëruar se mund të reduktojë marrëdhëniet në fushën e ekonomisë dhe mbrojtjes me Izraelin, pas sulmit kundër anijes me ndihma në Gaza.

Zëvendëskryeministri Bulent Arnic ka deklaruar se Ankaraja ishte duke vlerësuar marrëveshjet me Izraelin, që dikur ka qenë aleat i saj.

Nëntë aktivistë turq mbetën të vrarë kur komandot izraelitë u ndeshën me pasagjerët në një anije që po përpiqej të shkelte bllokadën në Gaza.

Izraeli është kritikuar ashpër për sulmin, i cili u krye në ujëra territoriale mëngjesin e ditës së hënë.

Mbi sa ndodhi ka ende polemika. Aktivistët që ndodheshin në anije thonë se komandot sulmuan të parët, ndërkohë që ushtarakët pretendojnë se u sulmuan me thika.

Qeveria turke do të jetë në gjëndje të vlerësojë se si të veprojë ndaj Izraelit sapo të kenë kaluar emocionet që kanë përfshirë vendin gjatë varrimit të aktivistëve.

Top Channel