Kryeministri malazez Milo Gjukanovic ka deklaruar se mes vendit të tij dhe Kosovës nuk ka asnjë problem kufitar.

“Nuk ka asnjë problem në kufirin me Kosovën”, ka theksuar Gjukanovic, duke përgënjeshtruar lajmet e publikuara në disa media që flisnin për një kontest të tillë.

Kryeministri ka sqaruar se problem është shfrytëzimi i kullotave që ndodhen në zonën kufitare, por ka nënvizuar se ky nuk është një problem që ka të bëjë me kufirin.

“Ky problem ekziston si nga njëra, ashtu dhe nga tjetra palë. Por nuk është problem kufitar”, ka shtuar Gjukanovic.

Top Channel