Zyrtarë maqedonas e kosovarë po planifikojnë të nisin një hetim të përbashkët për një varrezë masive të mundshme në Maqedoni me trupa të civilëve të Kosovës të vrarë gjatë luftës së vitit 1999 në mes të forcave të armatosura serbe dhe shqiptarëve të Kosovës.

”Kosova dhe Maqedonia janë në kërkim të një mënyre për të organizuar dhe vepruar në lidhje me varrezën masive që dyshohet se gjendet afër lumit Lepenc në Shkup”, ka thënë Skender Durmishi, ambasador i Kosovës në Maqedoni, për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA, cituar nga Telegraf.

“Jemi duke mbledhur në grup punues që do të merret me këtë çështje”, shtoi ai. Burime nga qeveria në Maqedoni ka thënë se ka mundësi që përgjatë shtratit të lumit të jenë varrosur rreth 40 trupa.

Top Channel