Humbja e Francës, shtypi e ndëshkon

18/06/2010 11:15

Shtypi francez ka shprehur mllefin ndaj paraqitjes së dobët që bëri kombëtarja e këtij vendi në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Meksikës, ku humbi me rezultatin 0-2.

Në Paris sot ka heshtje dhe mërzitja mes tifozëve ndihet.

“L’Equipe” ka vendosur titullin e madh “Heronj në terr”, ndërsa në brendësi të saj thuhet se “futbollistët u gjunjëzuan ndaj kundërshtarëve pa u përpjekur që të bëjnë dicka më mirë”.”Franca nuk e ka më fatin në duart e saj”, shkruan “L’Equipe”.

Edhe më e ashpër është e përditshmja “Le Figaro” e cila shkruan: “Meksika lë pas Francën”.

Ndërsa “Le Parisien” i bën homazh tifozëve transalpinë, të cilët besonin te kombëtarja e tyre.”Le Monde” e cilëson skuadrën e Raymond Domenech, si një ekip pa frymëzim.

Kurse “Sofot” i vë kapakun komenteve në shtyp duke shkruar ndër të tjera: “Iluzioni u zbeh; Franca nuk ishte e aftë për asgjë”.

Top Channel